Ka pak javë që Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i dhanë fund martesës së tyre.


Menjëherë pas ndarjes, këngëtarja u fotografua me ish të dashurin, Ben Affleck, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Tanimë Lopez po shijon romancën me aktorin, ndërsa kanë zgjedhur Francën për të festuar ditëlindjen e këngëtares.

Reklamë

Por, pavarësisht ndarjes nga Alex, motra e tij e ka uruar Jennifer përmes një postimi në Instagram.

“Shoqja ime më e ngushtë, të dua sa nuk e shpreh dot. Ti më bën të qesh, jap jetën për ty dhe më ndriçon botën e më inspiron. Ndonjëherë nuk mund ta besoj që kam qenë kaq me fat që Zoti të solli ty në jetën time. Gëzuar ditëlindjen”, ka qenë urimi i saj.

/Reporteri.net/