Jennifer Lawrence i tha Andy Cohenit se ajo nuk ka qenë në lidhje me Liam Hemsworthin gjatë kohës që ai ishte me Miley Cyrus, në episodin e së hënës të “Watch What Happens Live”.

Andy e pyeti për këtë sepse tha se kur doli kënga “Flowers” e Mileyt u fol shumë se videoklipi po i referohej një lidhje sekrete që ajo kishte me Liam, 33 vjeç, ndërsa ishte me Mileyn, 30 vjeçare.

“Nuk është e vërtetë”, tha Jennifer.

Reklamë

“Të gjitha janë thashetheme. Të gjithë e dimë se jemi puthur vetëm një herë dhe kaluan vite pasi ata u ndanë, kështu që supozova se ishte një rastësi”, tha Jennifer. /afterparty/