Banori i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli është zgjedhur kryeministër i qeverisë së krijuar brenda shtëpisë. Ai u betua para banorëve, duke shpallur BBVA “të pavarur dhe demokratike”.

Fjalët e tij ishin të njëjta me ato të ish-presidentit Hashim Thaçi, kur e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Luizi tha se ato fjalë iu kujtuan në atë moment, duke treguar për emocionin që ka pasur në vitin 2008.

Reklamë

“Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpalli Big Brother të pavarur dhe demokratik. Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thash. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë… Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tha Luizi teksa Nita i tha sa mirë që e mban mend.