×
  • Show Time
  • Show Time

    U zgjodh në ekipin e Rita Ora-s, çfarë ndodhi me konkurrenten shqiptare në “The Voice Australia”?

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 20:00

    Një nga momentet më të bukura të pak javëve më parë, e shpërndarë masivisht në mediat dhe rrjete sociale shqiptare, ishte ai i ndarë nga Rita ora dhe Sihana Haxhnikaj në “The Voice Australia”, kur artistja e njohur zbuloi se në fakt ashtu si ajo vetë, edhe konkurrentja që kishte zgjedhur vinte nga Kosova.

    Sihana u shpreh shumë e lumtur në atë kohë që u zgjodh nga Rita, pas sipas saj është arsyeja pse kishe vendosur të këndonte dhe të niste një karrierë në muzikë, ndërsa këngëtarja, po ashtu e lumtur, takoi edhe familjarët e konkurrentes, sigurisht duke i përshëndetur në shqip.

    Mgjithatë, rrugëtimi i adoleshentes nga Kosova ka zgjatur fare pak në kompeticionin muzikor, pasi në raundin e radhës, pra atë pas përzgjedhjes, kur nis gara mes konkurrentëve, Sihana nuk ka mundur të vazhdojë me tej.

    Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku australian, edhe pse ishte një prej më të pëlqyerave në raundin e parë, në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn. Këto të fundit u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!