Vajza e Barack dhe Michelle Obamës ka festuar mbrëmjen e maturës.
Ani pse është vajza e njërit prej presidentëve më të famshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mbrëmje të maturës ka zgjedhur që të duket e thjeshtë.
Vajza e ish-presidentit, Barack Obama, Sasha, ka vendosur që të vesh një fustan të zi në mbrëmjen e maturës.
20 vjeçarja ka pozuar fotografi nga ndeja e përfundimit të Shkollës së Mesme.
Sasha, ishte vetëm 7 vjeçare, kur babai i saj u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo tashmë është regjistruar në Universitetin më prestigjioz në botë – Universitetin e Hardvardit.
Me këtë veshje ajo i ka japur leksion vashave kosovare se edhe pa e ekzagjeruar mund të duken bukur.
Kështu dukeshin për maturë disa maturante nga Kosova, foto kjo që bëri bujë në rrjetet sociale./Reporteri.net/