Anahita Damiann është vajza e vogël nga Rusia e cila publikon vazhdimisht video në Instagram duke kënduar, ndërsa së fundi është filmuar duke kënduar shqip.
Në mesin e shumë këngëve më të njohura në botë, ajo ka zgjedhur edhe një shqip për ta kënduar, transmeton Gazeta Metro.
‘Te molla’ është kënga të cilën Anahita e këndon më vëllanë e saj të vogël, video e së cilës ka marrë afro 3 milion klikime në Instagram.
Ndryshe, vajza ka 1.4 milionë ndjekës në rrjetin social, ku poston video gati për çdo ditë.