Ka vdekur në moshë të hershme dizajneri i famshëm kosovar Valon Pestisha.
Lajmin e ka dhënë Elvana Shala, ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.
“Valon ma kepute shpirtin ?! Bashkepuntori dhe dizajneri im prej shume vitesh njeriu qe u kujdes per secilen paraqitje timen publike deri ne detajin e fundit Valon Pestisha na la perjete sot!
Valon ma kpute shpirtin, ike shume heret duke nderprere ne gjysme cdo enderr tenden.
Ngushellime te sinqerta familjes ! Pusho ne paqe shoku sepse puna dhe dizajnet tuaja do te jetojne perjete!”, ka shkruar ajo në Faecbook.