×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Vdes reperi i njohur britanik, Sway

    Reporteri
    17 Shtator 2026 | 22:34

    Reperi britanik, Sway, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, ndërsa lajmin e trishtë e ka konfirmuar miku i tij i afërt, Kream, përmes një postimi në Instagram.

    Sway, emri i vërtetë i të cilit ishte Derek Andrew Safo, ishte një prej figurave të rëndësishme të skenës britanike të rap-it.

    Ai u bë i njohur për këngën “Level Up”, e cila në vitin 2012 u rendit në mesin e dhjetë këngëve më të dëgjuara në Britani.

    Miku i tij, Kream, e përshkroi Sway-n si një mik të afërt, legjendë të rap-it britanik.

    Ai tregoi se gjatë muajve të fundit kishin komunikuar rreth problemeve shëndetësore dhe kishin mbështetur njëri-tjetrin, veçanërisht në rolin e tyre si baballarë.

    Sway la pas katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.

    Sipas Kream, ai kishte komunikuar me ta përmes një video pak kohë para vdekjes.

    Karriera e Sway-t shënoi disa momente të rëndësishme.

    Në vitin 2005, u bë artisti i parë pa kontratë me një shtëpi diskografike që fitoi çmimin MOBO për artistin më të mirë hip-hop.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!