Era Istrefi ka postuar një video të vëllait të saj të vogël, i cili shihet me një ‘gjoint’ në dorë.


Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar gjatë ditës së sotme një video ku shihet në veturë me vëllain e saj, Bledin dhe me një nga miqtë e saj.

Në këtë video ku ata shihen duke kaluar kohë të mirë bashkë e duke dëgjuar muzikë, na merr sytë një gjë në dorën e Bledit.

Reklamë

Ai në dorën me të cilën mbante telefonin, duket se mban edhe diçka tjetër.

Kjo duhet të jetë një cigare me drogën kanabis, apo siç njihet në zhargon, ‘gjoint’.

Bledi, i cili është vëllai më i vogël i tri motrave Istrefi, duket se e ka inspirimin motrën e tij, Erën, pasi me të shihet shumë shpesh dhe ka marrë edhe pak nga stili i saj.

Së fundi Bledin po e shohim me flokë ‘rasta’ dhe stilin pak më xhamajkan, stil jete ky i cili është i shoqëruar me cigare të këtij lloji dhe përdorimit të substancave.