“Vëllau i Madh” ka zbuluar emrat e dy të preferuarve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania nga publiku, deri në këtë pikë të lojës.

Përmes një televotimi, publiku ka zgjedhur Luizin dhe Oltën si dy banorët më të preferuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këta të dy kanë fituar imunitet dhe nuk do të mund të nominohen për të dalë nga banorët e shtëpisë. Bashkë me ta, imunë do jenë edhe banorët e rinj, Bledi, Tani, Keisi, Ermiona dhe Beati.

Reklamë

Ndërsa, të gjithë banorët e tjerë të mbetur janë të nominueshëm. Këtu hyn Kiara, Armaldo, Valbona, Diola, Nita, Kristi dhe Dea.

Luizi dhe Olta përndryshe janë edhe dy prej lojtarëve më të fortë në Big Brother VIP Albania. Përpos të fortë, ata janë edhe rivalë të njëri tjetrit në lojë. /Reporteri.net/.