Analisti Mustafa Nano ditën e djeshme bëri një shkrim në rrjete sociale, lidhur me debatin për Goran Bregoviç, për festën e Birrës, ku tha se ka shqiptarë që duan ta dëgjojnë, dhe nuk mund ta refuzojmë Bregoviçin vetëm sepse “kështu duan disa policë të mendimit e disa gardianë të patriotizmit”.


Moderatori i Provokacjas tha se ai ndihet më “afër me të sesa me ata shqiptarë që e lënë dhe e mbajnë veten pengje të një nacionalizmi kaq vulgar e folklorik”, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Tani ka reaguar këngëtarja Vesa Luma, e cila ishte ndër të parat që u përfshi në këtë debat ku po diskutohet gjithandej.

Reklamë