Reperi i njohur ka treguar se a do të mendonte për një duet me këngëtaren e njohur.
Vig Poppa njihet si njëri ndër reperët më të njohur të estradës shqiptare.
Ai së fundi u ka dhënë mundësinë fansave të pyesin atë përmes Instagramit. Teksa njëra ndër pyetjet ishte se nëse reperi do të konsideronte një bashkëpunim me këngëtaren e njohur nga Shqipëria.
“A do të bëje bashkëpunim me Elvana Gjatën?”, ishte pyetje e ndjekësit.
Ndërsa reperi i ktheu përgjigje pa hezitim se ai do të dëshironte një bashkëpunim aq shumë me Elvanën saqë do ta bënte atë sy mbyllur.