Aktori i famshëm Vin Diesel është i tronditur nga aksidenti që u ndodhi në studion e kompanisë Warner Bros në Livsden të Britanisë së Madhe, gjatë xhirimeve të “Fast and Furious 9”, transmeton Reporteri.net.
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit të radhës së “Fast and Furious” ku një nga aktorët dublant ka mbetur i plagosur rëndë.
Bëhet fjalë për aktorin Joe Watts, dublanti i Vin Diesel, i cili ka rënë me kokë nga një lartësi e madhe prej 9 metrash dhe ka përfunduar në koma. Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Të gjitha këto aktori Vin Diesel i ka përjetuar shumë rëndë, dhe mezi ka mbajtur lotët sipas Daily Mail.
Ky medium raporton se Diesel ka mbetur i tronditur nga tërë kjo ngjarje e rëndë, ku raportohet se ai ka qenë i pranishëm në momentin e aksidentit. /Reporteri.net