Këngëtarja me famë botërore ka qenë tejet e suksesshme këtë vit.


Dua Lipa, ka fituar çmime dhe në të njëjtën kohë projektet e saj muzikore janë klikuar me miliona herë në YouTube, shkruan lajmi.net.

Së fundi, edhe revista ‘Billboard’ i ka dhënë edhe një sukses artistes. Kjo revistë ka bërë një përmbledhje të arritjeve të Duas për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme.

Reklamë

Në të njëjtën kohë u zgjedh si këngëtarja e vitit. Dua u radhit numër 1 në ‘Adult Top 40 Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist’ dhe në ‘Dance/Mix Show Airplay Song’.