×
  • Show Time
  • Show Time

    Xhamajkani dhe vajza që ndezën dasmën e tyre më këngë e valle shqiptare bëhen prindër, kështu duket bebja

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 14:35

    Ju kujtohet çifti që bëri bujë një vit më parë në ‘Luftën e Nuseve? Bëhet fjalë për Arjolën nga Tirana dhe Obie djalin nga Xhamajka.


    Tashmë ata janë bërë prindët të një vajze, për të cilën kanë zgjedhur një emër të veçantë, Kesia.

    Obie rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar si askush tjetër, teksa u shfaq të kërcente vallet popullore si dhe të këndonte mjaft mirë shqip këngët e dasmës.

    Kjo ishte historia e njohjes e çiftit.

    Arjola kishte emigroi në Kanada nga Tirana kur ishte fare e vogël.

    Në shkollën e mesme, kur ishte akoma adoleshente, në klasën e saj vjen një nxënës i ri që do të tërhiqte vëmendjen e gocës. Ishte dashuri me shikim të parë!

    Kanë kaluar 14 vjet nga ajo ditë. Dashuria e tyre kaloi ditë të nxehta, të qeta por edhe furtuna. Arjola dhe Obie e ruajtën dashurinë e tyre përkundër gjithë paragjykimeve, xhelozive dhe çdo gjëje tjetër. 14 vjet flasin vetë!




    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!