Xhensila u paraqit mjaft joshëse në rrjete sociale.


Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, është mjaft aktive në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar së fundmi disa foto, ku tregon linjat e përsosura dhe bukurinë për të cilën është mjaft e përfolur.

Reklamë

Këngëtarja ka kaluar një ditë pushimi me familjen e saj prej ku edhe ka ndarë imazhe të ndryshme. Ajo u shfaq në bikini duke theksuar tiparet trupore për të cilat punon në palestër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Në njërën nga imazhet mund të shihej se edhe vajza e saj po shijonte kohën e bukur duke u relaksuar së bashku me nënën.

Reklamë

Fotografia grumbulloi mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e këngëtares, duke komplimentuar trupin e saj.