Ylli Lewis Capaldi do të zbres në skenën e “Sunny Hill Festival” më 1 gusht, në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e festivalit nëpër rrjete sociale.
“Jemi jashtëzakonisht të emocionuar ta mirëpresim Lewis Capaldi në skenën e Sunny Hill ? Bëhuni gati për një natë të paharrueshme, plot emocione dhe momente që do t’i kujtojmë gjithmonë. ❤️”, thuhet në postim.
Capaldi u bë i njohur në botë me këngën “Someone You Loved”./Reporteri.net