Mos respektimi i rregullave të Big Brother, ka bërë që gjatë javës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri të vijë një zarf i zi.

Banorëve iu komunikua që të gjithë pa përjashtim të bënin gati valixhet, pasi në spektakël do të kishte ndëshkim për ta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Moderatorja u ka bërë të ditur se dënimi do jetë për pesë banorë të cilët publiku do i votojë.

Reklamë

“Televotimi është hapur ku publiku zgjedh se cilët do të jenë 5 banorët që me valixhet e tyre do të shkojnë në dhomën e dënimit”, shkruante në zarfin e zi të lexuar nga Arbana Osmani.

Kujtojmë se atë dhomë deri tani e kanë “shijuar” disa prej banorëve, Paloma, Iliri, Fifi dhe Arditi./Reporteri.net/