Këngëtarja Dafina Zeqiri, konfirmoi se në vitin 2024 do të martohet. Këtë ajo e tha së fundmi përmes një postimi në rrjetet e saj sociale se martesën e ka më afër se kurrë.
Mbi këtë pjesë detajet po mbahet shumë sekret, përfshirë edhe nga rrethi i kufizuar i të ftuarve që pritet të jenë prezentë në ceremoni.
Siç raporton Prive, Dafina dhe Kreshniku nuk do të presin gjatë deri në verë apo vjeshtën e vitit që po vjen.
Sipas të gjitha gjasave nëse nuk ndryshon diçka rrugës, ata do të martohen menjëherë pas vitit të ri, në muajin janar.