Mbrëmë opinionistja zyrtare e Big Brother VIP, Balina Bodinaku nuk ishte e pranishme në studio.

Ajo u zëvendësua nga moderatorja Sonia Meço, e cila kishte ndjekur një pjesë të lojtarëve dhe komentonte situatat e ndryshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, në një video live, me një pjesë të ish banorëve të Big Brother VIP, opinionistja Bodinaku zbuloi se arsyeja e mos prezencës ishte se ajo tanimë është infektuar me virus.

Reklamë

Balina tregoi se që nga e premtja e kaluar kur ishte e pranishme në spektaklin e Big Brother VIP, kishte filluar të mos ndjehej mirë, derisa më pas kishte bërë testin dhe kishte rezultuar pozitive./Reporteri.net/