×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gent Cakaj tregon pse e zgjodhi në rini Vetëvendosjen e jo partitë tjera

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 22:40

    Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, ka treguar pse kur ishte në rini zgjodhi të ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendose e jo ndonjë parti tjetër, PDK, LDK apo AAK.


    Cakaj ka deklaruar se zgjedhja e tij atë kohë ka qenë më shumë e diktuar nga rrethanat dhe se në atë botë nuk ka pasur vetëdijen e plote ta bëjë zgjedhjen.

    “Kam zgjedh Vetëvendosje sepse ka qenë nga rrethanat e vendit, kam pas kontakte me eksponentë të lëvizjes dhe ka pasur anëtar të rinj me të cilët kam pasur shoqëri. Kam qenë njëri prej adhuruesve të Albin Kurtit dhe jam tepër krenar që kam qenë pjesë e VV e edhe më shumë që jam larguar nga ajo. Kur ka qenë koha të jem në VV unë isha aty dhe tregova shpitin pasionant për pushtetin, e kur ka qenë koha të largohem u largova. Tani kam komunikim miqësor me një pjesë të Vetëvendosjes”, ka thënë tutje Cakaj për Opinion, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur se cilat janë marrëdhëniet e sotme me krerët e VV-së, Cakaj ka deklaraur se ka komunikim miqësore me një pjesë prej tyre.

    Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në janar të këtij viti kishte përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar si ministër të jashtëm Gent Cakajn.

    Në një deklaratë publike, Vetëvendosje ka deklaruar se Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut e Hashim Thaçit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!