×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Theret me thikë 24 vjeçari, sherri për motive banale

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 23:34

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen nr. 17 në Korçë, ku dy persona kanë goditur me thikë një 24 vjeçar pas një konflikti të momentit, për motive banale.


    I riu i plagosur quhet Armando Trimi. Aktualisht 24 vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Policia njofton se është vënë në kërkim të dy personave që e kanë qëlluar me thikë të riun. Identifikimi i tyre është bërë.

    Korçë/Informacioni i policisë

    Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

    Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!