×
  • Sport
  • Sport

    14 vjeçarja nga Lipjani, kampione për herë të katërt në sportin akrobatik Cheerleading në Norvegji

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 18:49

    Shumë talente të rinj me prejardhje nga Kosova po shkëlqejnë në shtete të ndryshme të botës.


    Një prej tyre është Anjesa Limani, 14-vjeçarja, me origjinë nga Lipjani, që jeton në Norvegji, e cila është shpallur për herë të katërt kampione e Norvegjisë në sportin akrobatik që kërkon shumë talent dhe që quhet Cheerleading, raporton Reporteri.net.

    Roza Limani, nëna e Anjeses ka bërë të ditur se vajza e saj do të garoj në muajin prill për kampion bote në këtë garë ku do ta përfaqëson Norvegjinë.

    “Anjesa më 24 prill do të garoj në kampionatin botërorë në Cheerleading që mbahet në Orlando të Floridas ku e përfaqëson Norvegjinë”, ka deklaruar Roza për Reporteri.net.

    Roza tregon se vajza e saj është shpallur kampione e Evropës në këtë sport në vitin 2018. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!