×
  • Sport
  • Sport

    Casillas lirohet nga spitali, tregon nëse do ta vazhdon karrierën

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 17:09

    Portieri spanjoll Iker Casillas është liruar të hënën pasdite nga spitali, pas qëndrimit 5 ditorë ku iu nënshtrua intervenimit pas sulmit në zemër.


    Ish portieri i Real Madridit, që tani mbron ngjyrat e Portos, kishte pësuar sulm gjatë stërvitjeve.

    “Jam shumë falënderues dhe me fat. Kam ndjerë dashurinë dhe përkrahjen e të gjithëve. Dua të falënderoj të gjithë ata që u përkujdesën për mua” deklaroi Casillas.

    Sa i përket vazhdimit të karrierës në futboll, spanjolli tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim, por me rëndësi është që ai shpëtoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!