×
  • Sport
  • Sport

    7 minuta për Zhegrovën në përballjen e shqiptarëve në Zvicër

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 18:20

    Basel dhe Lugano barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës zvicerane.


    Në këtë ndeshje vetëm shtatë mintua të kohës së rregullt u inkuadrua talenti i kombëtares sonë Edon Zhegrova për ekipin e tij Baselin në ndeshjen kundër Luganos, shkruan Reporteri.net.

    Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të, ndaj Luganos, ku për këtë të fundit shënoi sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku.

    Talenti Zhegrova për herë të fundit me Baselin ishte paraqitur më 10 mars, pikërisht ndaj Luganos ku ishte aktivizuar për 24 minuta.

    Kujtojmë se te Baseli nga minuta e parë u paraqitën Taulant Xhaka e Albian Ajeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!