×
  • Sport
  • Sport

    A do të luaj Shaqiri ndaj Barcelonës në mungesë të Salah? Kjo është përgjigjja e Klopp

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 14:10

    Xherdan Shaqiri pritet të jetë titullar në formacionin e Liverpoolit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës të martën në Anfield.


    Liverpooli i humbi dy nga tre sulmuesit kryesorë dhe të pazëvendësueshëm këtë sezon, Roberto Firminon dhe Mohamed Salah, si pasojë e lëndimeve, prandaj Jurgen Klopp duhet t’i kthejë sytë kah Xherdan Shaqiri, Daniel Sturrige dhe Divock Origi në përpjekje për t’u kualifikuar në finale të Champions.

    Një ditë pasi u konfirmuar se sulmuesi brazilian Firmino do të mungojë të martën si pasojë e lëndimit, Klopp njoftoi sot se as superylli egjiptian Salah nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për të kuqtë nesër.

    Sulmuesi egjiptian u bart me barelë jashtë fushës në pjesën e dytë të fitores 3:2 të Liverpoolit kundër Newcastle United të dielën, pasi e përplasi kokën në një duel me portierin kundërshtar.

    “Salah nuk mund të luajë nesër. Ai ka bërë më mirë, por nuk mund të luajë nesër. Masë parandaluese? Jo, ai pësoi tronditje, që nënkupton se atij nuk i lejohet të luajë. Ai ndihet mirë, por jo mjaftueshëm për të luajtur nga pikëpamja mjekësore”

    Klopp u shpreh i kënaqur të shtunën me Shaqirin dhe Origin, falë të cilëve Liverpooli mbeti në garë për titull në Premierligë, pasi belgu shënoi me kokë golin e fitores pas një super harkimi nga kosovari i Zvicrës.

    Liverpooli e humbi 3:0 ndeshjen e parë në Camp Nou dhe tani duhet të ballafaqohet pa dy nga tre sulmuesit kryesor në ndeshjen e kthimit në përpjekje për ta arritur të pamundurën.

    Shaqiri i ka bërë vetëm tri paraqitje për të kuqtë në Ligën e Kampionëve, duke dhënë një asist. Ai nuk është paraqitur në këtë garë që prej humbjes nga PSG-ja 21: në fazën e grupeve në nëntor. Në gjashtë ndeshjes pasuese, kosovari ka qenë në stol dhe nuk është përdorur fare.

    Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, ai bashkë me Origin mund të startojë nesër në Anfield, në përpjekje për ta bërë një rikthim të paimagjinueshëm ndaj një force madhështore si Barcelona, në mënyrë që t’ia sigurojë finalen e dytë radhazi Liverpoolit në Champions./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!