×
  • Sport
  • Sport

    A shkoi presidenti Thaçi në Spanjë për të parë ndeshjen Barcelona – Manchester United?

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 17:44

    Mediat serbe kanë publikuar fotografi të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shkruar se ai po shëtitet në afërsi të bregdetit të Barcelonës, saktësisht në vendin e quajtur ‘Porti Olimpik’.


    Siç shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, e cila ka publikuar edhe fotografitë, Thaçi në Spanjë është i shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë. Nga presidenca nuk kanë konfirmuar ende këtë lajm.

    Nëse nuk ka një agjendë politike në Spanjë, Hashim Thaçi me gjasë sonte do të jetë prezent në Camp Nou për të ndjekur ndeshjen e dytë Barcelona – Manchester United.

    Kjo do të mbetet të shihet më vonë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!