Al Hilal synon të mbyllë bashkëpunimin me Karim Benzema pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi, por procedura po komplikohet për shkak të ndërhyrjeve shtetërore.
Trajneri Simone Inzaghi i ka kërkuar drejtuesve largimin e sulmuesit 38-vjeçar, kërkesë kjo që është miratuar nga bordi i klubit arab.
Për të zëvendësuar pozicionin e tij, Al Hilal ka arritur një akord me Ollie Watkins sa i përket kushteve personale të lojtarit. Megjithatë, asnjë ofertë zyrtare nuk i është dërguar ende Aston Villës, pasi zgjidhja e kontratës me francezin mbetet e bllokuar.
Pagat e larta të Benzema financohen pjesërisht nga organet qeveritare dhe drejtuesit e kampionatit vendas. Si rrjedhojë, largimi i tij kërkon miratimin zyrtar të ligës dhe të institucioneve shtetërore përveç vullnetit të vetë klubit.