×
  • Sport
  • Sport

    Allen kritikon Gashin pas humbjes nga Chisora: “Ju e prishët atmosferën”

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 11:05

    Boksieri britanez, David Allen ka kritkuar ashpër kosovarin, Senad Gashi.


    Gashi boksoi ndaj Dereck Chisoras, por u mposht në fund pas vendimit të gjyqtarëve, shkruan Reporteri.

    Pas meçit Chisora-Gashi, mbrëmja vazhdoi me luftën Broëne-Allen, ky i fundit arriti ta nokautonte boksierin 40-vjeçar qysh në raundin e 3-të.

    Allen i gëzuar pas fitores, kishte disa fjalë për kosovarin, Senad Gashi. Ai në intervistë për “Sky Sport”, e kritikon kosovarin për meçin e dobët të zhvilluar.

    “Gashi, hajde, çfarë ishte ajo? Ju ishit afër që ta prishnit atmosferën këtu në O2”, tha pas meçit Allen.

    Allen është 27-vjeçar i cili pas këtij triumfi pritet që të rrahet me Dereck Chisoran./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!