×
  • Sport
  • Sport

    Altin Lala rrëfen vuajtjet e Milot Rashicës dhe tregon si e ndihmoi

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 19:38

    Milot Rashica është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Gjermani me Verder Bremenin. Talenti i tij është duke dalë në pah në ndeshjet e fundit dhe për mediat gjermane ka folur, menaxheri i tij Altin Lala.


    Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare për “DeichStube”, foli gjerë e gjatë për lojtarin e momentit te skuadra e Werderit.

    “Unë e dija që Rashica do të arrinte shumë me aftësitë që ka, por ka aftësi për të bërë edhe më shumë. Unë e kam parë për herë të parë Rashicën në një ndeshje te Ganës U-21 me Kosovën U-21, kur ai ishte vetëm 16 vjeç. I kam thënë djalit tim që ta shihte me vëmendje këtë futbollist, pasi është shumë i mirë”, ka thënë Lala, transmeton Panorama.al.

    Më tej ish-mesfushori i Kombëtares tha: “Herën e dytë që e pashë isha i pranishhm në stadium dhe po kërkoja për lojtarë për Shqipërinë U-19. Aty takova të atin e tij dhe i thashë se do ta mbështesë në rrugëtimin e tij këtë djalë. U mundova ta çojë te Hannoveri, por kishte një dëmtim në ligament”.

    Lala rrëfen se gjatë kohës që ishte i dëmtuar lojtari, ai e mori në shtëpi për një periudhë 3-mujore, pasi nuk mund të qëndronte më shumë në Gjermani. “Për shkak të statusit të rezidencës, ai nuk u lejua të qëndronte në Gjermani më shumë se 90 ditë radhazi”, shpjegon Lala.

    “Miloti ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk është në bisedime me asnjë ekip tjetër. Jemi shumë të qetë dhe duam t’i bëjmë hapat me rradhë. Unë e bëjë punë e menaxherit vetëm pjesërisht. Thjesht dua të ndihmoj njerëz të talentuar’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!