Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses, për sa kohë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të drejtohet nga drejtuesit aktualë.
Në një mesazh drejtuar tifozëve, Rrahmani thotë se vendimi vjen pas 10 vitesh në Kombëtare, shtatë prej të cilave si kapiten.
Ai shprehet se ndër vite ka pasur kundërshtime të vazhdueshme, ndërsa, sipas tij, mungesa e njerëzve kompetentë për të adresuar problemet dhe ankesat e futbollistëve ka bërë që situata të mos përmirësohet.
“Dhe çfarë mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin. Drejtësia do ta vërtetojë një ditë”, shkruan Rrahmani.
Kapiteni i Kosovës thekson se vendimi është marrë për të ruajtur integritetin e tij si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlerat e tij si njeri.
“Ky vendim vjen nga nevoja për të ruajtur integritetin tim si kapiten dhe futbollist profesionist, por mbi të gjitha vlerat e mia si njeri”, përfundon Rrahmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




