Mbrojtësi Amir Rrahmani e ka fituar epitetin e “Lojtarit të Ndeshjes” në triumfin e Napolit ndaj Pisas.

Ylli i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm në fitoren prej 0-3, ku edhe shënoi golin e dytë për Napolin, për të realizuar me kokë pas harkimit të Elmas.

“SofaScore” e ka vlerësuar me notën e lartë prej 9.3.

Reklamë

Napoli me këtë fitore e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër./Telegrafi/