Ka nisur në Atlanta përballja gjysmëfinale e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, një duel klasik që do të përcaktojë finalistin e dytë të turneut.

Sfida nisi me tension që në minutat e para. Në minutën e 3-të, një ndërhyrje e gabuar e Enzo Fernandez ndaj Andersson shkaktoi përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Jude Bellingham dhe Leandro Paredes patën edhe një debat në distancë pas incidentit.

Anglia kërkon një vend në finale pas një rrugëtimi jo të lehtë në këtë Botëror. “Tre Luanët” kanë hasur vështirësi, por kanë treguar karakter në fazën me eliminim direkt. Në çerekfinale, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel mposhti Norvegjinë 2-1 pas kohës shtesë.

Reklamë

Në anën tjetër, Argjentina vjen në këtë takim si kampione në fuqi dhe me një seri perfekte prej gjashtë fitoreve në gjashtë ndeshje në këtë Botëror. Në çerekfinale, “Albiceleste” triumfuan 3-1 ndaj Zvicrës.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës.