Babai i Lionel Messit, Jorge, është arrestuar pas një aksidenti në trafik me një biçikletar 24-vjeçar në Rosario të Argjentinës.
Një biçikletar u dërgua në spital pasi mbeti pa vetëdije nga një aksident trafiku me babanë e Lionel Messit, Jorgen, i cili po e voziste një BMË në qytetin argjentinas, Rosario.
I lënduari u dërgua menjëherë në spital me ambulancë, ndërsa Jorge u shoqërua deri në stacionin policor, ku u kontrolluan të gjitha dokumentet e tij. Ai besohet se i ishte nënshtruar edhe disa testeve për substanca të palejueshme.
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 dje. Dëshmitarët në këtë ngjarje kanë thënë se biçikletari kishte mbetur pa vetëdije. Megjithatë, lëndimet e tij nuk janë serioze.
Ky incident nuk pritet të vazhdojë me proces gjyqësor dhe ende nuk dihet se cili nga të aksidentuarit ishte fajtor.
As ylli i Barcelonës e as babai i tij nuk e kanë komentuar ende këtë incident, transmeton Gazeta Express.
Në vitin 2016, Jorge ishte shpallur fajtor nga një gjykatë spanjolle për evazion fiskal, bashkë me djalin e tij. Dënimet e tyre me burg u zvogëluan në gjobitje.