×
  • Sport
  • Sport

    Arritje historike: Kosova U21 kualifikohet në Kampionatin Botëror “Spanja 2019”

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 19:51

    Areitje historike për hendbollin dhe sportin ekiporë. Kombëtarja U21 e hendbollit u bë e para që siguron kualifikimin në një kampionat botëror, shkruan Reporteri.net.


    Djelmoshat tanë u kualifikuan në botërorin, që në korrik të këtij viti mbahet në Spanjë.
    Kosova U21 fitoi finalen me Taipein Kinez, me rezultat 30:26, në kuadër të garës IHF Trophy Intercontinental, të organizuar në Prishtinë.

    Hendbollistët tanë dominuan tërë ndeshjes, që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para mbi 1 mijë tifozëve.

    I pranishëm në sallë ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
    Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin historik të hendbollit dhe gjithë komunitetit të këtij sporti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!