×
  • Sport
  • Sport

    “Arsenal nuk është ndalesa ime e fundit”, Xhaka tronditë Gunners-at

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 23:42

    Granit Xhaka ka shumë dyshime rreth karrierës së tij në Arsenal.

    Kosovari me nënshtetësi zvicerane është për momentin i grumbulluar me Kombëtaren e Zvicrës, shkruan Reporteri.net

    Ai është stabilizuar në klubin e Arsenalit madje ka mbajtur disa herë edhe shiritin e kapitenit të skuadrës, por së fundi në një intervistë ka shokuar fansat e Arsenalit e sidomos ata që jetojnë në Kosovë e që nuk janë të paktë.

    Ai ka thënë se Arsenali nuk do të jetë ndalesa e tij e fundit dhe do të provoj aventura të reja.

    “Unë jam shume ambicioz, dua ta hedh hapin e radhës, tha ai. “Arsenali nuk ka pse të jetë ndalesa e fundit”

    Xhaka u transferua në Londër nga Borussia e Monchengladbachut në vitin 2016-të për nje shumë rreth 40 milionë eurove./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!