×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    ​Arsenali i gatshëm të hyjë në garë për Alvarezin

    Reporteri
    25 Gusht 2026 | 14:08

    Arsenali po e monitoron nga afër situatën e Julian Alvarez dhe është i gatshëm të bëjë ofertë për sulmuesin e Atletico Madridit, nëse argjentinasi vendos të hapë derën për një transferim në Premier Ligë.

    Sipas raportimeve të fundit, “Topçinjtë” besojnë se mund t’i afrohen kërkesave financiare të Atletico Madridit, por nuk duan të hyjnë seriozisht në garë pa marrë më parë një sinjal pozitiv nga vetë Alvarez.

    Argjentinasi vazhdon të ketë Barcelonën si destinacionin e preferuar. Megjithatë, transferimi te klubi katalunas është komplikuar ndjeshëm, pasi Atletico Madrid nuk dëshiron ta shesë sulmuesin te një rival direkt në La Liga.

    Në këtë situatë, Arsenali po qëndron në pritje. Klubi londinez ka kërkuar të informohet nëse Alvarez ndryshon qëndrim dhe vendos ta shqyrtojë një rikthim në Premier League.

    E ardhmja e sulmuesit mbetet ende e paqartë, ndërsa presioni rreth tij është shtuar pas reagimeve negative nga tifozët e Atletico Madridit në ndeshjet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!