×
  • Sport
  • Sport

    Balotelli gjen fatin më në fund, në lidhje me këngëtaren e njohur

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 10:06

    Përveçse ka ndërruar shumë skuadra në karrierën e tij, Mario Balotelli nuk ka gjetur rehati as me partneret, pasi në vitet e fundit, ka kaluar disa romanca të ndryshme.


    Së fundi, sulmuesi italian i Marseilles është në një romancë me këngëtaren e njohur italiane, Elodie Di Patrizi, siç raporton e përditshmja italiane, “Oggi”.

    Balotelli dhe këngëtarja kanë kohë që dalin bashkë, por vetëm në javët e fundit kanë vendosur të mos fshihen më, duke frekuentuar edhe ambiente publike së bashku.

    Njerëz që e njohin mirë sulmuesin, tregojnë se ai dhe ish konkurrentja e “Amici”-t, janë tashmë të pandashëm nga njëri-tjetri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!