Villareal dhe Barcelona kanë ndarë pikët në një ndeshje të “çmendur” e cila përfundoi me rezultat të barabartë 4 – 4.


Barcelona shënoi dy gola të shpejtë me anë të brazilianit Philippe Coutinho i cili shënoi në minutën e 12-të, shkruan Reporteri.net

Reklamë

Vetëm 4 minuta më vonë braziliani tjetër Malcom shënoi pasi u asistua nga Arturo Vidal.

Chukwueze shënoi në minutën e 23-të për t’i dhënë shpresa për rikthim ekipit vendas, megjithatë me rezultat 1-2 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 50-të, Ekambi shënoi për të barazuar 2-2.

Reklamë

Vicente Iborra u përkujdes që me një supergol të rikthente gjithçka në 3 – 2.

Carlos Bacca shënoi në minutën e 80-të duke kaluar portjerin Ter Stegen për të thelluar rezultatin.

Reklamë

Gjërat nuk shkuan siç duhet për Villarealin pasi në minutën e 86 mbeti me një lojtar më pak dhe këtu filloi rikthimi i Barcelonës.

Lionel Messi shënoi në minutën e 90-të nga gjuajtja e lirë për të ngushtuar epërsinë në 4-3

Reklamë

Ndërsa krejt në fund Luis Suarez u përkujdes që në minutën e 93-të te barazonte shifrat dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.


Me këtë barazim Barcelona largohet 8 pikë nga përcjellësi i parë Atletico Madrid./Reporteri.net