Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës, dpasi ka mposhtur në finale rivalin e përbetuar, Real Madridin me rezultat 3-2, shkruan Reporteri.net.

“El Clasico” si gjithnjë edhe sonte ishte spektakolar ku u shënuan 5 gola.

Braziliani Raphinha e kaloi Barçën në epërsi në minutën e 36-të.

Reklamë

Nuk vonoi shumë dhe Reali barazoi në 1-1 përmes Vinicius Jr që shënoi një gol të bukur nga një solo aksion (45+2’).

Barcelona e riktheu shpejtë epërsinë përmes golit të Robert Lewandowskit (45+4’).

Menjëherë Reali barazoi në 2-2 me golin e Gonzalo Garcia (45+6’).

Në  pjesën e dytë u shënua veç një gol dhe ishte Barcelona që shënoi përmes Raphinhas që shënoi për 3-2 në minutën e 73-të që doli të jetë edhe i fitores. /Reporteri.net/.

 

Reklamë