×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Barcelona e nis me “manita”, fitore e thellë ndaj Feyenoord

    Reporteri
    09 Shtator 2026 | 20:44

    Barcelona e nisi me fitore të thellë rrugëtimin në Champions League. Katalanasit triumfuan 5-1 në shtëpi ndaj Feyenoord, në një duel të dominuar totalisht.

    Raphinha zhbllokoi takimin pas tre minutave lojë, ndërsa Adeyemi dyfishoi në minutën e 22-të. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa minutën e 57-të, Raphinha kompletoi dopietën, ndërsa goleada vazhdoi me Lamine Yamal në minutën e 77-të dhe Gabriel Jesus në minutën e 85-të.

    Goli i Steijn për holandezët, kishte vetëm vlerë statistikore.

    Në ndeshjen tjetër, Stuttgart triumfoi 3-1 ndaj Viking. Gjermanët iu falën tripletës së shënuar nga Demirovic në pjesën e parë, për të marrë 3 pikët e pata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!