×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona prekë zemrat e tifozëve të Liverpoolit me komentin për lëndimin e Salah

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 15:43

    Jurgen Klopp ka konfirmuar se Mo Salah nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Barcelonës për shkak të lëndimit që e pësoi ndaj skuadrës së Newcastles.


    Përveç Salah edhe Firmino e Keita nuk do të mund të luajnë në këtë ndeshje e që më në fund është një mundësi e mirë që ta shohim nga minuta e parë Xherdan Shaqirin, shkruan Reporteri.net

    Por, ajo se çfarë ka rënë në sy është komenti që faqja zyrtare e Barcelonës i ka lënë faqes së Liverpoolit në Twitter.

    Liverpool përmes një postimi ka konfirmuar që Mo Salah është lënë jashtë sfidës kundër Barcelonës.

    Kurse Barcelona i ka replikuar me një mesazh klasi.

    “Ndeshjet si këto janë për lojtarët e klasit botëror. Shërohu shpejt”, ka replikuar Barcelona në postimin për Salah.

    Kujtojmë që ndeshja e parë në “Camp Nou” kishte përfunduar me rezultat 3:0 dhe tani me mungesën e Salah, Firmino e Keita vështirë se do të mund të flitet për ndonjë mrekulli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!