FC Barcelona ka nisur punën për një tjetër transferim të madh në merkato. Sipas raportimeve të fundit nga “Partidazo COPE”, gjiganti katalunas po punon për afrimin e mbrojtësit të Manchester City, Josko Gvardiol.

Mbrojtësi kroat konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në repartin defensiv në Evropë dhe Barcelona e sheh atë si përforcim ideal për projektin e ri të skuadrës.

Drejtuesit katalunas po monitorojnë situatën e tij dhe po shqyrtojnë mundësitë për të realizuar transferimin, edhe pse operacioni pritet të jetë mjaft i vështirë për shkak të vlerës së lartë të lojtarit dhe kontratës së tij me klubin anglez.

Reklamë

Gvardiol iu bashkua Manchester City pas paraqitjeve të shkëlqyera me RB Leipzig dhe kombëtaren e Kroacisë, duke u kthyer shpejt në një nga shtyllat e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Barcelona vazhdon të kërkojë përforcime cilësore në mbrojtje, ndërsa emri i Gvardiolit shihet si një objektiv ambicioz për merkaton e ardhshme verore. Ende nuk dihet nëse Manchester City do të jetë i gatshëm të negociojë largimin e kroatit, por interesimi i katalunasve tashmë është konkret.