×
  • Sport
  • Sport

    Bartomeu në Holandë për të kompletuar transferimin e superyllit të Ajax-it

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 11:38

    Raportohet se sot Josep Bartomeu ka udhëtuar për në Holandë për të kompletuar transferimin e kapitenit të Ajax-it, Matthijs de Ligt.

    Bartomeu pritet të takohet me de Ligt në ditët e ardhshme për ta finalizuar marrëveshjen multi-milionëshe, shkruan Reporteri.net

    Barcelona arriti t’i sigurojë shërbimet e Frenkie de Jong gjatë afatit kalimtarë të janarit dhe tani ata janë gati që t’i bashkojnë përsëri dyshen në ekipin nga Katalonia.

    Liverpool, Juventus dhe Paris Saint-Germain pritet të jenë ekipet që do të humbin garën për “Tulipanin” e ri. Besohet se shuma e transferimit pritet të jetë afro 70 milionë euro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!