×
  • Sport
  • Sport

    Bersant Celina nuk ndalet, dhuron show në Angli

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 18:12

    Swansea City sot ka mposhtur Middlesbrough me rezultat 3-1 në garat e Championship të Anglisë, por vëmendja më e madhe ishte tek ylli kosovar, Bersant Celina.


    Bersant Celina arriti që të vlerësohet si lojtari i ndeshjes me notën 9.0 duke ndihmuar ekipin e tij drejt një tjetër fitoreje, shkruan Reporteri.net

    Ylli kosovar sot dhuroi dy asiste dhe një performancë të jashtëzakonshme për ekipin e tij Swansea City.

    Padyshim që Celina është ndër shqiptarët më në formë të momentit. Ai këtë sezonë ka shënuar plot 8-të gola dhe ka dhënë 6-të asiste./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!