Sulmuesi kosovar i klubit Sanfrecce Hiroshima, Besart Berisha, ka zbuluar se ai dhe familja e tij kanë marrë nënshtetësi australiane.
Golashënuesi më i mirë në histori të ligës së futbollit australian, Besart Berisha, ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se ai tashmë e ka marrë nënshtetësinë australiane.
“Ne sapo u bëmë qytetas australianë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Instagram, duke e përcjellë këtë tekst me disa emoji që e shprehin gëzimin e tij.
https://www.instagram.com/p/Bv1Fy6eh8Kr/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_control