Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka grumbulluar 26 futbollistë për ndeshjet e play-off të Botërorit 2026. Lojtarë, të cilët vetë trajneri theksoi se ishte i bindur që mund të çonin Shqipërinë përpara drejt ëndrrës së madhe të pjesëmarrjes në Botëror.

Por në çfarë forme vijnë futbollistët dhe si është aktivizimi i tyre për këtë edicion po të marrësh për bazë ndeshjet që kanë luajtur në kampionatet përkatëse? Në tabelën e mëposhtme, të përpiluar nga SofaScore, janë marrë për bazë aktivizimi i të 26 futbollistëve më klubet përkatëse në kampionatin aktual dhe notat e secilit që janë dhënë në bazë të statistikave që kanë regjistruar.

Aty mund të shihet se janë 6 lojtarë me mesataren mbi 7, me Gripshin, Strakoshën, Muçin, Shehun, Ajetin e Dajsinanin që kanë bërë më mirë se të tjerët. Emra si Mehmeti, Gjimshiti e Hoxha, i afrohen po ashtu kësaj mesatareje të lartë për paraqitjet sezonale.

Reklamë

Duhet theksuar se për Gripshin, ashtu si edhe për Caken, janë marrë për bazë vetëm notat që futbollistët në fjalë kanë marrë me klubet e rinj të cilëve iu bashkuan në janar. Uzuni gjithashtu është vlerësuar vetëm për sezonin që sapo nisi në MLS. Ndërkohë, nuk ka vlerësime sa i përket aktivizimit të Asanit në kampionatin iranian.