Trajneri Italian, Fabio Capello hapur ka dalë pro Lionel Messit e kundër Ronaldo-s, kur është pyetur se cilin preferon.
Ai ka lavdëruar portugezin Ronaldo për të cilin ka thënë është fitues dhe lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk është në mesin e gjenive të futbollit.
“Ronaldo është futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është gjeni”, ka thënë Capello për “SkySportItalia”.
“Janë tre gjeni në futboll Pele, Diego Maradona dhe Messi. Ronaldo mund ta ndihmojë skuadrën e tij të fitojë gjithçka, por Messi është gjeni dhe shkon përtej”, ka deklaruar Capello.
Italiani ka thënë se ishte mahnitur me Messin kur e kishte parë në moshën 16-vjeçare.
“Ai bënte atë që bën tani, sepse është gjeni. Ronaldo është bërë kampion, por jo gjeni”, ka pohuar Capello. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.