Pjesa e parë ka dhuruar spektakël në ndeshjen finale të Superkupës të Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Katër gola janë shënuar në 45 minutat e parë, nga dy gola secila skuadër., shkruan Reporteri.net.

Barcelona në minutën e 36-të kaloi në epërsi me golin e Rafinhas.

Reklamë

Braziliani Vinicius barazoi në 1-1 në minutën e 45-të (+2).

Në minutën e katër shtesë Barça menjëherë kaloi në epërsi në 2-1 me golin e Lewandowskit.

Por Reali nuk u dorëzua dhe barazoi e gjashtë shtesë të pjesës të parë për 2-2, me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.