×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë ishte duke bërë secili lojtar i Barcelonës gjatë golit të katërt të Liverpoolit?

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 16:46

    Barcelona u turpërua të martën mbrëma në Anfield, duke filluar me gabimet trashanike të Jordi Albas në mbrojtje, e deri tek qasja e pavëmendshme tek korneri i mençur i Alexander-Arnold, por çfarë ishte duke bërë secili lojtar Blaugran për golin fitues të Divock Origit?


    Lionel Messi detyrohet të shoh edhe një tjetër sezon që talenti i tij nuk shpërblehet me fitimin e pestë të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Ernesto Valverde i ka ndërtuar merita vetes për suksesin e tij në Ligën e Spanjës, por nuk ka arritur kurrë të ketë sukses në Europë, i cili dështoi edhe një herë të martën në mbrëmje.

    Përzgjedhja e ekipit dhe qasja taktike mund të debatohet, por pse ishte ekipi i tij në gjumë për golin e katërt të Liverpoolit?

    Arturo Vidal ishte lojtari i dizajnuar për të markuar Origin deri në momentin që kiliani u zëvendësua dhe kishte hapsira të udhëheqjes gjë që bëri që belgu të vrapoj i lirë pas asaj.

    Jordi Alba ishte duke monitoruar kornerin e shkurtuar kur ai pa Xherdan Shaqirin duke iu afruar Alexander-Arnoldit.

    Gerard Pique është gjithmonë i besueshëm në hapsirën e Andre Ter Stegen duke ruajtur portën, anipse aty ishte vendi ku përfundoi topi.

    Clement Lenglet ishte në pikën e penaltisë, duke u siguruar që Virgil van Dijk, rreziku kryesor i Liverpoolit nga kornerat, nuk do të mund të shkaktonte rrezik.

    Sergio Busquets ishte gjithashtu në pikën e penaltisë, duke pritur për një lëvizje të Joel Matip.

    Ivan Rakitic ishte duke e markuar Fabinhon afër zonës së penaltisë.

    Sergio Roberto ishte lojtari që u kap i ngrirë nga goditja e këndit, pasi ai ktheu shpinën dhe ishte duke shkuar tek zona e penaltisë. Ai ishte një nga kandidatët për të markuar Origin edhe pse do t’i duhej përpjekje e madhe fizike për ta ndalur atë.

    Luis Suarez është përgjegjës për të qëndruar afër shtyllës, ashtu siç shumë sulmues e bëjnë një gjë të tillë në futbollin modern dhe ai ishte lojtari i vetëm që lëvizi kur goditja u ekzekutua.

    Leo Messi nuk ka detyra defanzive gjatë kornerëve, atij zakonisht i kërkohet që të qëndroj tek vija e 16-metërshit duke pritur mundësinë e kundërsulmit e në këtë rast ai as që ishte duke shikuar për topin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!